24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Efi dhe Jori, të pandara nga njëra-tjetra

- Advertisement -

Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia. Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë. Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë krijuar një miqësi mjaft të afërt me njëra-tjetrën.

Në fund të muajit nëntor, ato publikuan një foto së bashku ku shiheshin duke darkuar dhe duke kaluar momente shumë të bukura me njëra-tjetrën.

Pavarësisht se në një intervistë të dhënë së fundmi, Efi është shprehur ka shumë pak marrëdhënie shoqërore me ish-banorët, duket se mes saj dhe Jorit ka një kimi të jashtëzakonshme dhe këtë e tregon dyshja në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Jori ka publikuar një video në porfilin e saj të Instagramit, ku shihet së bashku me Efin duke bërë pazar dhe duke përgatitur biskota, ku në sfond dëgjohet kënga e Krishtlindjes, “Rocking around the Christmas Tree”.

Biskotat e Krishtlindjeve”, ka shkruar Jori bashkangjitur postimit të saj, i cili ka marrë mbi 12 mijë pëlqime dhe komente pafund.

Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që ndjekësit e dyshes shprehen se Efi dhe Jori duken shumë bukur së bashku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit