7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Efektet zinxhir në rritjen e çmimeve nga shtrenjtimi potencial i energjisë elektrike

- Advertisement -
Ndonëse viteve të fundit Kosova kaloi një sfidë aspak të lehtë me inflacionin që shënoi nivele rekorde, një valë e re tronditjeje ekonomike mund të jetë në prag – kjo pasi, siç e dimë tashmë të gjithë, kompanitë e energjisë në Kosovë kërkuan një tjetër shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike. Pse kërkohet rritja e çmimit?

KOSTT, KEDS dhe KESCO paraqiten së fundi te Zyra e Rregullatorit kërkesat “për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025.” Sipas dokumentit të dorëzuar në ZRrE, kërkesa për shtrenjtimi të energjisë elektrike po mbështetet në disa faktorë:

Rritja e kostove operative dhe mirëmbajtjes: KEDS argumenton se rritja e numrit të konsumatorëve me 4% gjatë vitit 2024 ka ndikuar ndjeshëm në ngarkesën e rrjetit dhe kërkesën për investime në infrastrukturë.

Përballja me importin e shtrenjtë të energjisë: Për shkak të pamundësisë së KEK-ut për të siguruar sasinë e parashikuar të energjisë, KEDS është detyruar të importojë energji elektrike, me një kosto totale që ka kaluar 37 milionë euro mbi nivelin e lejuar nga ZRRE.

Paga dhe shpenzime për sigurimin fizik: Një pikë e veçantë në këtë kërkesë është kërkesa për kompensimin e pagave të punonjësve të sigurimit fizik, e cila paraqitet si një faktor shtesë në rritjen e kostove.

Zhvlerësimi dhe mirëmbajtja e rrjetit: KEDS argumenton se infrastruktura e shpërndarjes kërkon investime të vazhdueshme për të siguruar stabilitet dhe furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Vendimi final ende nuk është marrë. Megjithatë, nëse tarifat e reja aprovohen nga Zyra e Rregllatorit, kjo do të paraqiste një tjetër goditje për familjet kosovare, të cilat, sipas raportit të Bankës Botërore, “Raporti i Vendit për Klimën dhe Zhvillimin”, një pjesë e madhe përballen me sfida të mëdha për të plotësuar nevojat bazë të konsumit energjetik, duke ndarë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për të paguar faturat e larta të energjisë.

Në një postim ditë më parë në Facebook, njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, paralajmëroi se rritja e tarifave të energjisë do të shkaktojë një efekt zinxhir në treg. “Nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës sic po flitet, do të ketë një ndikim të ri zinxhiror në treg (kosto e prodhimit do të rritet gjithshtu). Me shumë gjasë, nga kjo pozitë që kemi aktualisht, një valë e re e inflacionit dhe rritjes së çmimeve mund të krijohet nga rritja eventuale e tarifave të rrymës.” – tha ai.

Ai sthoi se kjo rrezikon të krijojë “pakënaqësi sociale”. “Kjo mund të na shpie në pakënaqësi sociale, pavarësisht kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Në vjeshtë dhe dimër efektet do të ndihen më së shumti. Njerëzit, edhe ashtu të mbështetur për muri nga fuqia blerëse që është “shkatërruar” vite e fundit nga kriza e inflacionit, nuk do të mund të përballojnë më.”

Sipas raportit, rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mujore për faturat e energjisë, duke kaluar pragun që zakonisht përdoret për të përcaktuar varfërinë energjetike.

Si pasojë, mbi 40 për qind e familjeve nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta gjatë muajve të dimrit.

“Rreth 22 për qind e familjeve kosovare shpenzojnë 10 për qind ose më shumë të shpenzimeve mesatare mujore për faturat e energjisë, një prag tipik për varfërinë energjetike, dhe më shumë se 40 për qind të tjera nuk arrijnë t’i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta.” – thuhet mes tjerash në raport.

Pikërisht një situatë e tillë kishte detyruar Qeverinë e Kosovës që me një sërë skemash të subencionoj energjinë elektrike për shumë familje. Sipas raportit “Një pagë jetese për punëtorët në Kosovë: Përpjekja për një jetesë bazike por të dinjitetshme”, vetëm një në pesë paga në Kosovë konsiderohen si pagë jetese.

Kriza e çmimeve të energjisë

Sistemi i energjisë i Kosovës përjetoi presion të lart për shkak të rritjes së kërkesës për energji elektrike, duke rritur kështu në nevojën për importe të shtrenjta të energjisë elektrike, sipas raportit “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031.

Sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2022, çmimi i energjisë elektrike për familjet arriti nivelet më të larta në vitet e fundit. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit