Ditën e sotme i ftuar në “E diell” ishte regjisori i njohur Eduart Grishaj. Ndër të tjera, ai foli edhe për fenomenin Big Brother Vip Albania.
Eduarti tregoi se ata kishin bërë audicione me konkurentët dhe e dinin potencialin e gjithësecilit, prandaj kishin pritshmëri shumë të mëdha që para se të niste ky edicion.
Eduarti u ndal edhe te Luiz Ejlli. Ai u shpreh se Luizi ka dalë nga shtëpia e madhe e Top Channel, edhe pse ai paraprakisht njihej se kush ishte. Po ashtu, ai ka treguar se dëshira për ta bërë pjesë të Big Brother fenomenin Luiz Ejlli ka qenë që në edicionin e parë.
“Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1 por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua”, tregoi Eduarti.