2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Edona për Atillan: Ka dashur të ngjyej në famën e Drenushës, edhe krejt Kosova e Amerika me u çu në këmbë nuk e rregullon imazhin

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka komentuar situatat e fundit në shtëpi.

Ajo ka folur për rastin e Drenushës me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, i cili edhe hyri në Big Brother.

Transgjinorja nga Suhareka në një mënyrë refuzon të flas për të, pasi si histori i duket shumë e rëndë.

Foto: Screenshot/Facebook (Prive)

“Një person që, ai ka mundur më herët të flas me Drenushën, pse ka ardhur tani kur Drenusha ka një famë dhe me ngjy në famë të saj. Besoj që shumë keq me i dhënë atij hapësirë. Një burrë se po më vie rëndë të flas për këtë”, u shpreh ajo për Prive.

Pavarësisht kësaj, biondja thekson se nuk mundet asesi që ta rregullojë në këtë mënyrë imazhin e tij.

“Një burrë që shkon nëpër televizione dhe as nuk i thotë më fal, mundohet të luaj të mirin. Më fal një Kosovë, një Amerikë, një botë me u çu në këmbë, imazhin tënd nuk mund ta pastrosh”, thotë krejt në fund James. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit