-2.2 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Edona Llalloshi mesazh për fansat: Nuk largohem nga muzika

- Advertisement -

Këngëtarja Edona Llalloshi i është drejtuar ndjekësve të saj në Instagram me një postim, ku shprehet se me shumë emocion dhe përulësi ka shpallur kandidaturën për deputete, hap ky që e vlerëson të rëndësishëm në jetën e saj dhe përgjegjësi që e pranon me seriozitet të madh.

“Nëse zgjidhem, do të përfaqësoj dhe shërbej votuesit e mi me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë, gjithmonë duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”, shkroi ajo në postim.

Tutje, Llalloshi siguroi se kënga dhe përkushtimi i saj ndaj publikut do të vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e jetës së saj dhe se nuk do të ndalet së dhuruari emocion dhe frymëzim përmes muzikës.

“Për të gjithë ata që tashmë kanë bërë rezervimet për mua dhe grupin tim, ju siguroj se mund të qëndroni të qetë – do të jemi gjithmonë aty ku na keni kërkuar”, sqaron Edona Llalloshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit