Edona James, e cila arriti të bëjë përshtypje deri në finale në edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, vazhdon të jetë nën dritën e vëmendjes nga dashamirësit e saj.
Që nga mbyllja e spektaklit të madh, ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj pjesë nga jeta e saj e re jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.
Edona ka rezultuar e katërta në finalen e madhe të premten, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vendin e dytë dhe Lumbardh Salihu – i cili u shpall fitues i BBVK 2.