Edona James është padyshim personazhi më i spikatur i BBVK2.
Ndonëse ajo nuk ia doli të ishte fituese e edicionit të dytë të BBV në Kosovë, ajo u kthye në personazhin më viral të rrjeteve sociale.
Duket se Edonën tashmë mund ta shohim si banore të edicionit të katërt të BBV në Shqipëri, të paktën kjo po aludohet pas një komenti të saj në faqen zyrtare të tij.
Finalistja e BBVK2 ka komentuar disa emoji me zemra në postimin ku BBV hapi audicionet për këtë edicion, i cili pritet të mos jetë vetëm me VIP-a, por edhe me personazhe jo publikë.
Andaj ndjekësit kanë reaguar me aludime të shumta se mos ky është një sinjal nëse Edona është pjesë e BBVA.