Zhegrova, një nga lojtarët më të talentuar dhe me ndikim të ekipit, nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, nga i cili desh të operohej.
Sipas mediave franceze dhe trajnerit të tij te Lille, ai pritet të rikthehet në fushë vetëm në fillim të muajit prill, gjë që e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në dy ndeshjet vendimtare kundër Islandës.
25-vjeçari, i cili luan për Lille në Francë, ka filluar të stërvitet me ekipin e tij, por ende nuk është plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në fushë.
Për shkak të kësaj, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet të mos e përfshijë Zhegrova në listën e ftuarve për këto ndeshje.
Kjo do të thotë se Kosova do të jetë pa një nga sulmuesit më të shpejtë dhe më kreativë të saj, një mungesë që mund të ndihet në fushë.
Zhegrova ka qenë një figurë kyçe për Kombëtaren e Kosovës në vitet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime.
Mungesa e tij do të jetë një sfidë e madhe për Fodan dhe ekipin, të cilët do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për të mbuluar boshllëkun që lë Zhegrova.
Në që edicionin e shkuar, Kosova përfundoi në pozitën e dytë me 12 pikë, me Franco Fodan në krye luajtën në krahët e sulmit emra si Milot Rashica, Ermal Krasniqi, Emir Sahiti, Zymer Bytyqi, që pritet të jenë alternativa për zëvendësimin e Zhegrovës.
Kosova do të përballet me Islandën në një duel vendimtar për promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë më 20 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Islandë tri ditë më vonë, më 23 mars.
Këto ndeshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, pasi kalimi i Islandës do t’i jepte ekipit tonë mundësinë për t’u ngritur në një ligë më të lartë, atë B, duke rritur prestigjin dhe përvojën e ekipit, pasi do të ndeshej me kundërshtarë më të fortë.