15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Edon Zhegrova vazhdon me paraqitje fantastike, Lille mposhtet nga PSG-ja

- Advertisement -

Përkundër që Lille u mposht nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:1, Edon Zhegrova ishte lojtari më i dalluar në fushë nga të dy skuadrat, madje duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Si PSG, ashtu edhe Lille e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri, dhe hynë në duelin e sotëm pas dy fitoreve në dy xhirot e para, me vendasit që sonte pësuan humbjen e parë sezonale.

Skuadra e Luis Enriques pati më shumë nga ndeshja, duke krijuar më tepër raste shënimi, por që inferiorë nuk ishin aspak Lille, të cilët i vunë kampionët në fuqi shumë herë në vështirësi.

Parisienët shënuan golin e parë nga penalltia në momentet më të mira për Lillen në lojë. Ribeiro shkaktoi ndërhyrje në Demblen dhe Vitinha u tregua i saktë për 1:0.

Bradley Barcola nuk vonoi shumë dhe në minutën e 36-të e dyfishoi epërsinë, duke çuar skuadrën e tij në pushim me rezultat 2:0.

Lille e filloi pjesën e dytë shumë më mirë, ku kërkonin ta gjenin golin me ngulm.

Këtë e bënë. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e 78-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

Por, PSG-ja arriti të shënonte edhe një herë për të shuar çdo dilemë. Ishte Kolo Muani që realizoi në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 3:1.

PSG tani ka tri fitore në po aq ndeshje, teksa Lille e pëson humbjen e parë, krahas dy fitoreve.

Për Edon Zhegrovën kjo ishte paraqitja e parë për këtë sezon në Ligue 1, pasi në dy ndeshjet e para ishte i pezulluar nga sezoni i kaluar.

Ai ishte lojtari më i dalluar në fushë në këtë ndeshje nga të dy skuadrat, duke bërë pesë driblime të suksesshme e 91% i saktë në pasimet e tij në fushë. Fitoi tetë duele dhe krijoi tri raste të mira për skuadrën e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit