Edon Zhegrova është shpallur “Lojtari i Muajit” për muajin mars në Ligue 1.
Lille regjistroi dy barazime e tri fitore muajin e kaluar, për të vazhduar garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova ishte prej më të mirëve, teksa u veçua performanca e tyre në derbin e veriut, ndaj Lens, ku shënoi të dy golat e fitores.
Kësisoj, reprezentuesi i Kosovës u votua “Lojtari më i mirë i muajit” për muajin mars nga UNFP.
Ai është lojtari i parë i Lille që fiton këtë çmim, që nga Burak Yilmaz në prill të vitit 2021.