Edon Zhegrova ka qenë spektakular në fitoren e Lilles ndaj Real Madridit.
Ylli i Kosovës ishte i hatashëm duke bërë një paraqitje maestrale, për ta ndihmuar klubin francez të regjistrojë fitore me rezultat 1:0 ndaj gjigantit madrilen.
Zhegrova e nisi fuqishëm nga fillimi, duke bërë driblime të njëpasnjëshme, si dhe dhuroi një pasim fantastik te David por ky i fundit dështoi ta konkretizonte.
Kosovari pastaj fitoi një penallti, ku me një goditje nga gjuajtja e lirë – Edouardo Camavinga e preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë i pagabueshëm rezultoi të jetë Jonathan David, që shënoi golin e fitores për Lillen.
Aq probleme i solli Zhegrova mbrojtësit të Realit Ferland Mendy, sa trajneri Carlo Ancelotti e largoi menjëherë pas pjesës së parë, duke e zëvendësuar me Fran Garcian.
Reali pastaj kishte dominimin në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste shënimi e rrezikuar sidomos në fund, por që Lille u mbrojt në mënyrën më të mirë.
Vlen të ceket se portieri vendas ishte i jashtëzakonshëm në fund, për t’ia mohuar golin 15-të herë kampionit të Evropës.
Kësisoj, Lille regjistron fitoren e parë në Ligën e Kampioënve derisa Real Madridi merr humbjen e parë këtë sezon.