Pas tre golave të shënuar në Kupën e Francës, Edon Zhegrova ka gjetur përsëri golin në Ligue 1.
Anësori kosovar ka shënuar një supergol për Lille në ndeshjen kundër Lorientit, duke shënuar fitore me rezultat 3-0.
24-vjeçari shënoi golin e tretë të ndeshjes në 90+3.
Ky është goli i shtatë për Zhegrovën në këtë sezon me fanellën e Lille.