4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Edon Zhegrova është 10 milionëshi i ri i Kosovës, kaq është vlera e Rrahmanit, Muriqit, Rashicës…

- Advertisement -
Edon Zhegrova është aktualisht futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës. Ai është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille.

24 vjeçari i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash.

E kjo formë optimale e Zhegrovës ka bërë që edhe vlera e tij në treg të rritet.

Uebfaqja e specializuar për vlerat e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë një “update” të vlerës së kartonit të futbollistit ofanziv.

Zhegrova tash vlen 10 milionë euro. Me këtë rast, ai u ngrit në pozitën e tretë sa u përket lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës.

Lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve” është Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi stabil, i cili u shpall kampion me Napolin gjatë verës, deri sot në mesditë vlente 25 milionë euro në treg, ndërsa në orët e fundit vlera e tij ra për 5 milionë euro, respektivisht në 20 milionë.

E pozita e dytë në këtë aspekt i takon Vedat Muriqit.

Vlera e “Piratit” nuk ka lëvizur që nga vera e këtij viti. Sulmuesi dhe lojtari kryesor i Mallorcës vlerësohet 15 milionë euro.

I katërti në listë është Milot Rashica.

Futbollisti vushtrrias, i cili gjatë verës u ble nga Besiktasi pas një sezoni fantastik me Galatasarayn, me të cilin u shpall kampion i Turqisë, vlerësohet 8,5 milionë euro.

Ndërkaq, portieri Aro Muriç pati rënie drastike në vlerën e kartonit.

Nga 12 milionë euro sa kushtonte gjatë verës, tash portieri i Burnleyt vlen 7 milionë euro. Muriç njëkohësisht e kompleton Top 5-shen e lojtarëve më të vlefshëm të Kombëtares, raporton Express.

Edhe lojtarët tjerë të Kosovës kishin rënie në vlerën e kartonit të tyre.

Duke nisur nga Mërgim Vojvoda, i cili disa muaj më parë vlente 5 milionë euro, e tash 4 milionë.

Arbër Zeneli vlente 4 milionë, por ylli i dikurshëm i “Dardanëve” e vazhdoi rënien dhe tash vlen 3 milionë euro.

Florent Hadërgjonaj gjatë verës vlente 3.1 milionë e tash 2.8.

Zymer Bytyqi muaj më parë vlente 3,5 milionë, ndërsa tash vlerësohet me 2 milionë në treg.

Vlera nga 2,5 milionë euro i ka rënë në 1,8 milionë edhe Bersant Celinës, i cili u transferua në ekipin suedez, AIK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit