15.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Edon Bytyqi shpallet në kërkim, policia thotë se mashtroi duke u paraqitur si person publik dhe kërkoi t’i dërgohen para

- Advertisement -

 

Hetuesit policorë përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Mitrovicën e Jugut, pas hetimeve te zhvilluara kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili ka kryer dy (2) raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës. Personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës.

Identifikimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës (ILECU), përmes të cilës Drejtori është kërkuar asistimi i autoriteteve kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dyshimi bazohet në prova se i dyshuari me anë të paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke përdorur emra të personave publik dhe zyrtar, kishte vënë në lajthitje qytetarët duke i mashtruar që ti dërgojnë të para përmes institucioneve të transfereve financiare andaj hetuesit policor kanë paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit në kërkim:

Edon (Hisen) BYTYQI lindur me: 26.07.1990, në fshatin Arllat, shtetas i Republikës së Kosovës

Dyshohet se personi vendndodhjen aktuale e ka në Republikën e Bosnjë e Hercegovinë andaj Kallëzimi Penal ndaj tij është paraqitur në mungesë.

Duke marrë parasysh se ai ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale dhe ekziston mundësia e lëvizjes së tij në shtetet e rajonit, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët bashkëpunim dhe për çdo informatë që posedojnë ta njoftojnë policinë me qëllim të lokalizmit dhe arrestimit të tij.

Policia apelon tek qytetaret që të mos bien pre e mashtrimeve te kësaj natyre, për çdo dyshim të kontaktojnë policinë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të telefonit:
-192
-+383 28-532 363
E-mail: [email protected]
Aplikacioni: Lajmëro Policinë

 

Të ngjashme

Të fundit