0.6 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Editoriali i “Washington Post”: ShBA të hetojë krimin shqiptar që po destabilizon Ekuadorin

- Advertisement -

Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Post’ doli me një editorial të posaçëm pas vrasjes së kandidatit presidencial opozitar në Ekuador, Fernando Villavicencio.

Gazeta shkruan se vrasja e këtij kandidati kërcënon demokracinë në Ekuador.

Prej kohësh, mediat e mëdha ndërkombëtare, kryesisht ato amerikane, shkruajnë se Ekuadori, dikur një oaz prosperiteti dhe sigurie në Amerikën e Jugut, është kthyer në një narko-shtet falë edhe ndikimit të mafias shqiptare.

Për këtë arsye, gazeta e madhe amerikane i bën thirrje administratës së Joe Biden që të hetojë mafian shqiptare që po rrezikon të destabilizojë Ekuadorin.

“Administrata Biden duhet të marrë në konsideratë ndihmën ndaj Ekuadorit- përsëri, duke supozuar përputhshmërinë politike- të rimarrë kontrollin e burgjeve të këtij vendi, të cilët janë marrë nga bandat dhe janë kthyer në qendra komanduese de facto.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tyre në Europë, duhet gjithashtu të rrisin mbledhjen e inteligjencës për grupet transnacionale, me origjinë nga Shqipëria, që konkurrojnë gjithnjë e më shumë me kartelet meksikane për kontrollin e eksporteve të kokainës nga Ekuadori- pjesa më e madhe e saj e destinuar për në Europë.

Krimi i organizuar kërcënon demokracitë e Amerikës Latine, nga Rio Grande në Tierra del Fuego: nëse duan të shmangin tundimin për t’iu përgjigjur me metodat autoritare, Shtetet e Bashkuara duhet të t’i ndihmojnë këto vende të tregojnë se mund të funksionojnë në mënyrë të ligjshme,” thekson editoriali i bordit të gazetës.

Disa media të mëdha në SHBA kanë raportuar disa herë, se administrata e Joe Biden po bën një sy qorr ndaj situatës në Ekuador dhe ndaj narko-shtetit të Edi Ramës në Shqipëri, i cili ka lehtësuar krimin transnacional.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit