Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar shkrimin editorial të gazetarit dhe publicistit, Baton Haxhiu, mbi rastet e vetëvrasjeve të Arbnor e Astrit Deharit.
Ndonëse Selimi, i ka cilësuar si “formulime shumë të ashpra” disa nga argumentet e shpalosura në tekstin e Haxhiut i titulluar “Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari”, ai ka potencuar se editoriali shpërfaqë të vërteta për disa nga pretendimet më të tmerrshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me rastet e Arbnor e Astrit Deharit.
“Formulim shumë i ashpër që nuk do ta përdorja vetë, meqë fletë për vetëvrasjen si një paralajmërim nxitës. Nuk do të ndaj linkun e shkrimit, por editoriali i Baton Haxhiut në Albanian Post ka prekur disa çështje që janë padiskutim të vërteta për disa nga pretendimet më të tmerrshme dhe më të pandershme të Kurtit”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.