Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, i ka reaguar pas takimeve që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati në Kosovë.
Përmes një reagimi, Tahiri ka thënë se Von der Leyen i ka treguar Albin Kurtit se është “kryeministër ilegal”, pasi sipas saj, e ka takuar atë në cilësinë e deputetit.
Tahiri shtoi se, presidenten Vjosa Osmani e bëri që “jo vetëm që foli, por edhe ta pranojë” se Kosova është dëmtuar për gati një vit për shkak të mungesës së institucioneve qeverisëse.
“Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal, e takoi si deputet – ndërsa Osmanin e beri jo vetëm te flasë por edhe te pranoj se vendi është dëmtuar gati një vjet pa institucione qeverisëse”, shkroi Tahiri.