Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se qeverinë e re duhet ta formojnë partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ajo ka vlerësuar se këtë nevojë e ka konfirmuar edhe dështimi i konstituimit të Kuvendit nga LVV-ja.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se moskonstituimi i legjislaturës së nëntë nuk është mirë për shtetin.
“Dështimi i konstituimit te Kuvendit nuk ishte mirë për shtetin tonë, por nxori në pah se opozita do ta bëjë qeverinë e re..”, shkroi Tahiri.