28.1 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Edita Tahiri: Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë

- Advertisement -

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushetuese që ka vendosur masën e përkohshme deri më 30 shtator duke ndaluar kështu çfarëdo veprimi dhe vendimi në Kuvend dhe drejt krijimit të Qeverisë së re.

Sipas Tahirit, një kryeparlamentar që shkel Kushtetutën e Kosovës s’mund të jetë më në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Nje kryeparlamentar qe shkel kushtetuten nuk mund te jete ma ne kete detyre..”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka mbyllur seancën e fundit duke konsideruar se seanca është konstituuar, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Kjo ishte konsideruar shkelje nga partitë e ish-opozitës të cilat s’kishin pranuar t’i shkonin as në mbledhjen e thirrur të Kryesisë.

Të ngjashme

Të fundit