Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërrasë urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Në një reagim ndaj një deklarate të Ramë për prestigjiozen Financial Times se veriu i Kosovës po bëhet “tokë e askujt” me kalimin e viteve, Tahiri ka kërkuar reagim nga autoritetet shqiptare.
Ajo ka propozuar që Ramës t’i hulumtohet prejardhja kombëtare.
“Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka thënë Tahiri në një shkrim në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7128175817214871&id=100000675716850&mibextid=Nif5oz