6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Edita Tahiri: BE njohu pasaportat ilegale serbe meqë Kurti e la Veriun pa sovranitet, në kohën tonë s’guxuan

- Advertisement -

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se Bashkimi Evropian e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë dhe ka cenuar sovranitetin e Kosovës të konfirmuar nga Gykata Ndërkombëtare për Drejtësi, kur ka vendosur për njohjen e pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia për serbët lokalë të Kosovës.

 Tahiri ka thënë se faj në këtë mes ka edhe Qeveria Kurti që sipas Tahirit ka dështuar për të mbrojtur sovranitetin në Veri.

“BE-ja ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë si dhe ka cenuar sovranitetin shtetëror të Kosovës të konfirmuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi. Mirëpo këtij akti të dëmshëm të BE-së i ka paraprirë dështimi i Qeverisë Kurti për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në pjesën veriore”, ka deklaruar Edita Tahiri për Gazeta Express.

Tahiri tutje ka thënë se qeveritë e kaluara dhe vetë si kryenegociatore e kishin shtrirë sovranitetin në Veri, duke vendosur institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe auoritetet e Kosovës nëpër pika kufitare dhe gjithashtu edhe integrimin e serbëve lokalë dhe shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, Tahiri thotë se sot Qeveria Kuerti e ka dështuar sovranitetin në Veri të arritur me shumë mund përmes marrëveshjeve të Brukselit.

Ish shefja e ekipit negociator, thotë se sot nën qeverisjen e Kurtit s’ka institucione të Kosovës, ka prani të shtuar të KFOR-it dhe se kanë mbetur vetëm disa kryetarë komunash, por sipas saj pa struktura komunale.

“Qeveria Kurti në vend se t’i mbajnë këto insitucione në veri dhe ta mbrojnë sovranitetin, sot asnjë nga institucione nuk ekzistojnë në veri, pra nuk ka sovranitet, ajo çka ka është rritje e prezencës së KFORIT, pastaj serbët e veriut kanë braktisur inditucionet e Kosovës, kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, kështu që s’kemi struktura komunale  që veprojnë,  hiç aty disa kryetar komunash por pa struktura konunale”, ka deklaruar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit