25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Edison Beqiri, kandidat për Asamblenë Komunale nga Shala

- Advertisement -

Shukri Buja, kandidat i PDK për Lipjan, ka njoftuar se Edison Beqiri do të jetë kandidat për Asamblenë Komunale nga Shala.

“Në një kohë kur politika dhe institucionet kanë më shumë se kurrë nevojë për mendje të freskëta, profesionalizëm dhe ndershmëri, në skenë vjen një i ri nga Shala e Lipjanit që përfaqëson më së miri gjeneratën që nuk ikën nga përgjegjësia, por që punon për ndryshim: Edison Beqiri”, ka shkruar Buja, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Në një kohë kur politika dhe institucionet kanë më shumë se kurrë nevojë për mendje të freskëta, profesionalizëm dhe ndershmëri, në skenë vjen një i ri nga Shala e Lipjanit që përfaqëson më së miri gjeneratën që nuk ikën nga përgjegjësia, por që punon për ndryshim: Edison Beqiri.

I lindur dhe i rritur në një familje punëtore, Edisonin e ka karakterizuar gjithmonë dashuria për dijen, teknologjinë dhe angazhimin qytetar. Rruga e tij arsimore është e ndërtuar me përkushtim dhe qëllim: ai është në përfundim të studimeve në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Softuerike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, një fushë që kërkon logjikë të mprehtë, kreativitet dhe disiplinë.

Por edukimi i tij nuk kufizohet vetëm në teori. Ka zhvilluar shumë aplikacione kompjuterike. Edisoni punon në sektorin privat ku menaxhon operacione ditore, koordinon staf, si dhe përmirëson vazhdimisht cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.

Edisoni flet rrjedhshëm anglisht, zotëron shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe është i aftë të punojë në ekipe të ndryshme, duke u përshtatur me dinamikën moderne të punës. Ai është i qetë në sjellje, por i vendosur në vizion. I ri në moshë, por me një pjekuri që rrallë e gjen.

Sot, kërkojmë përkrahje për Edisonin sepse kur të rinjtë shpesh ndihen të përjashtuar ose të nënvlerësuar në vendimmarrje, Edison Beqiri është dëshmi e gjallë se me përgatitje, guxim dhe integritet mund të jesh zëri që ndihmon në ndryshimin e së ardhmes. Ai përfaqëson atë çfarë Lipjani ka nevojë: një të ri që nuk premton me fjalë boshe, por dëshmon me punë, dije dhe shembull personal.

Të ngjashme

Të fundit