Statistikat e fundit nga “Professional Dashboard” në Instagramin e tij kanë zbuluar një shifër marramendëse: 58.9 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit.
Kjo audiencë gjigante duket se është e përqendruar krahas lojës edhe tek një gjë tjetër: ana emocionale dhe romantike e Edit.
Kulmi i këtij interesi u arrit ditën e djeshme, me një moment që emocionoi ndjekësit në të dyja anët e kufirit.
Edhe pse fizikisht të ndarë, lidhja mes Edit dhe Dolces u ndje më fort se kurrë. Skena ku Edi komunikonte nga salloni i shtëpisë së famshme në Kosovë, ndërsa Dolce përgjigjej nga dhoma e rrëfimit në “Grande Fratello”, është kthyer menjëherë në momentin më viral të javës.
Duket se publiku është dashuruar me pritjen e “Tigrit”. Edi ka lënë mënjanë çdo lojë tjetër dhe është tërësisht në pritje të përfundimit të shkëmbimit dhe rikthimit të saj në shtëpi.
Me afro 60 milionë sytë që e ndjekin, ky ribashkim pritet të jetë momenti kulminant i BBVK 4.






