3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Edi Ramës i shiten veprat artistiike deri në 50 mijë euro nëpër galeri botërore

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine një pasqyrë të rrallë mbi jetën e tij si artist, duke treguar kështu se pas politikës që drejton vendin që nga viti 2013, fshihet një pasion i madh për pikturën dhe skulpturën.

Për Georg Imdahl ai ka rrëfyer se filloi të vizatonte gjatë takimeve të gjata politike, thjesht e vetëm për të mbajtur mendjen të përqëndruar.

Rama tregon se skicat e tij fillimisht u vlerësuan nga kolegët e kabinetit, të cilët i kishin ruajtur dhe më pas, me mbështetjen e artistit Anri Sala, ai nisi që t’i publikonte veprat e tij.

Sot, vizatimet, skulpturat dhe instalimete tij përfaqësohen nga galeria e njohur Société në Berlin, e cila i ka vendosur çmimet sipas madhësisë dhe kompleksitetit: vizatimet rreth 3,800 euro, skulpturat rreth 35,000 euro dhe instalimet me letër-muri deri në 50,000 euro.

“Sigurisht, kombinimi i politikës dhe artit është unik, pranoi Goodman, por: George W. Bush gjithashtu pikturon, megjithatë ajo nuk do t’ia kërkonte. Tani, një tjetër galeri me famë ndërkombëtare, Société nga Berlini, i është afruar artistit për ta përfaqësuar atë. Pronari Daniel Wichelhaus vlerëson stilin e rastësishëm të vizatimit të Ramës, “mënyrën se si ai shkarravit përreth”, ndërsa në të njëjtën kohë, ai gjithmonë trajton pyetje të vendosura piktorike në vizatimet e tij me ngjyra. Ai citon çmime prej rreth 3,800 eurosh për vizatime, rreth 35,000 euro për skulptura dhe deri në 50,000 euro për instalime me letër-muri”, thuhet më tej në këtë artikull të prestigjiozes gjermane.

Përveç vizatimeve, Rama ka zhvilluar një aktivitet të fuqishëm skulpturor, duke krijuar “vizatime në 3D”, të cilat janë ekspresive dhe shumëngjyrëshe, siç i ka vlerësuar kritiku Martin Herbert. Veprat e tij kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u ekspozuar në Bienalen e Venedikut, Muzeun e Ri në Nju Jork, Qendrën Pompidou në Paris dhe Haus der Kunst në Mynih.

Madje në këtë intervistë është zbuluar dhe një tjetër fakt interesant. Në maj të këtij viti, në Gallery Weekend në Berlin,  Société do t’i kushtojë një ekspozitë personale skulpturave të tij.

Të ngjashme

Të fundit