Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Rama.
Ai publikoi një video, ku ndër të tjerash shkroi “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, transmeton lajmi.net.
Ndyrshe ish-presidenti Thaçi është paraqitur sot në një lidhje direkte në kuadër të konferencës dëgjimore në Speciale.
Thaçi është deklaruar i pafajshëm, teksa tha se zgjerimi i aktakuzës është shumë i paqartë për shkak të redaktimeve të shumta, e që nuk ka arritur as ta kuptojë sic duhet.
“Nuk kam çfarë të shtojë, por deklarohem i pafajshëm megjithëse ende s’kam arritur që ta lexojë aktakuzën, por deklarohem i pafajshëm. Zotëri gjyqtarë theksova se amendamentet tuaja janë shumë të redaktuara nuk mund ti lexojë, nuk kam arritur dhe prandaj s’i kam kuptuar , por deklarohem i pafajshëm.”,deklaroi Thaçi.
Ndryshe Rama dhe Thaçi ndër vite janë njohur si bashkëpunëtorë dhe miq të mirë.