7.4 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Edi Rama: Tirana nuk është Dubai i ri

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për revistën prestigjioze të arkitekturës “Dezeen”, ka folur për rëndësinë që i jep arkitekturës dhe për vizionin e tij për zhvillimin urban të vendit.

Rama tha se për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është “një prani frymëzuese dhe burim energjie për shoqërinë”. Ai u shpreh se dëshiron që arkitektët ndërkombëtarë të krijojnë ndërtesa që lidhen me identitetin dhe territorin shqiptar.

“Nuk duam arkitekturë gjenerike apo globale. Duam ndërtesa që na përkasin neve dhe botës. Duam një histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Në intervistë, kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për transformimin urban të Tiranës dhe ndikimin që arkitektura mund të ketë në jetën publike. Ai kujtoi periudhën kur ishte kryetar bashkie, duke theksuar se “arkitektura e mirë mund të ndryshojë drejtimin e një qyteti dhe mënyrën se si mendojmë për të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit