Home Lajme Edi Rama sot në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Edi Rama sot në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

0
Edi Rama sot në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.

Në nisje të vizitës, Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të pres në audiencë Kryeministrin Rama.

Agjenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.

Ky Kongres, që mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota.

Exit mobile version