Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Nga atje, përmes rrjetit social Facebook, Rama ka ndarë disa foto me presidentin Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Bazuar në këto fotografi, dyshja u panë të buzëqeshur dhe në humor të mirë.


Në këtë samit, Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.






