6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Edi Rama me thirrje për qytetarët: Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë

- Advertisement -

Pas dy ditësh pa dalë në publik kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku shprehet shprehet se pavarësisht se ka qenë sëmurë, nuk e ka ndalur punën dhe shton se tashmë po diskuton me kabinetin e tij politikat e reja mbështetëse.

“Përshëndetje! Një javë të mbarë! Bëni kujdes me këtë flamën që është vërdallë se e hoqa vetë dhe realisht s’të bën për burrë, kur thonë tironsit. Se kam ndalur komunikimin me skuadrën time për financat, duke nisur nga taksat minimale dhe pagat e disa kategori të veçanta të burimeve njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakeve e policëve që kanë familje të re dhe pakoja tjetër e pensionistëve në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 mln përfituesit e saj, çka vihet re dhe nga rritja e konsumit.

Por duhet akoma, duke nisur nga paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Se shpejti do e vendosim me qeverinë dhe më pas do jua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeveri që është e shumicës dhe jo e disave. Edhe një herë, javë të mbarë dhe më të mirat për ju.”, tha ai.

https://fb.watch/inlYpItBQc/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit