Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook ka falenderuar mbështetësit e tij për fitoren në 5 prej 6 njësive zgjedhore ku u zhvilluan zgjedhjet dje. Por ajo që bie në sy në mesazhin e tij të fitores nuk ishte gëzimi por pesimizmi… Vetëm një nga 4 paragrafët e tij në fakt i dedikohej fitores, 3 të tjerët dhe fotoja ilustruese ishin për luftën, viktimat dhe rrezikun. Madje, në tekstin e tij viheshin re edhe nota frike nga kërcënimi kur thoshte se:
“Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm”.
Në fund të mesazhit të tij, Kryeministri Rama e përshkruante situatën që po kalojmë shumë më të keqe se tërmeti apo pandemia.
Ja mesazhi i plotë;