-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Edi Rama mbyll vizitën në Kosovë në takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Kosovë që nga dita e djeshme.

Pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, Rama e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

I pari i PDK-së,Memli Krasniqi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës, teksa po pinin kafe e diskutonin së bashku.

Duhet përkujtuar që Rama gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa kompani prodhuese të Kosovës, e në mbrëmje qëndroi në Burojë të Skenderajt, ku ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Rama gjatë tërë kohës është deklaruar për përkrahjen e tij ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po vazhdojnë të gjykohen në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit