29.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Edi Rama: Dogana në Vërmicë, një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.

Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”.

Rama tha se gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete./Express/

Të ngjashme

Të fundit