9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Edi Rama do të jetë pjesë e finales së “Big Brother VIP”?

- Advertisement -

Jehona e “Big Brother VIP” kaloi çdo pritshmëri. Mungesa e këtij formati për katër vite, ndodhitë dhe personazhet si edhe pasqyrimi në rrjetet sociale ndikuan në suksesin e madh të tij. Madje, finalja e parashikuar për në janar, u shty për në 18 shkurt.

Së fundmi, është raportuar se Edi Rama do jetë në finalen e “Big Brother VIP”. Sipas “Pamflet”, do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 euro. Megjithatë, ende nuk është asgjë e sigurt sepse nuk ka asnjë konfirmim rreth këtij lajmi as nga stafi i kryeministrit e as nga produksioni i “Big Brother”.

Edhe pse vlen të theksojmë se ky format nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e kryeministrit. Pak javë më parë ai shpërndau në rrjetet sociale një video të cilën e shoqëroi me këngën “Diell” që Fifi e shkroi në “Big Brother”.

Nëse Rama do jetë me të vërtetë në finale do jetë diçka shumë interesante sepse nuk ndodh shpesh që kreu i qeverisë të shfaqet në formate të tilla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit