0.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Edi Rama bisedë telefonike me Volodymyr Zelenskyn, zbardhen diskutimet

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmin e bën me dije vetë zelensky në rrjete sociale.

“Kisha një bashkëbisedim pozitiv me kryeministrin e Shqipërisë,Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë.

Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”, shtoi ai.”Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.

Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit