9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Edhepse u deklarua pro Trustit, votoi kundër në Komision, Balje: Shihemi për votat në Parlament, ku çdo deputet voton në emrin personal

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është deklaruar lidhur me mos-votimin pro sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere lidhur me projektligjin për tërheqjen e 30 për qind nga Trusti.

Balje tha se vota sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ishte vota e Grupit Parlamentar Multientik, teksa tha se nuk ishte kundër, në raport me votat 4 me 4 ishte abstenim.

Po ashtu ajo tha se do të shihet vota e saj në momentin e votimit në Parlament, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal, transmeton lajmi.net.

E dy javë më parë, Duda Balje kishte deklaruar se është pro tërheqjes së mjeteve pensionale nga Trusti.

Por sot në votën e saj të dhënë në Komisionin për Buxhet dhe Financa ajo ka abstenuar, gjë që u llogarit si votë kundër këtij Projektligji.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit