Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Rozeta Hajdarit pasi kjo e fundit pas intervistimit nga Prokuroria u lëshua me akuza ndaj prokurorit Special, shkruan Periskopi.
Çitaku e quajti “ironike dhe alarmante”reagimin e ministres në detyrë Rozeta Hajdari.
“Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia.
Injorancë pa kufij, e përzier me arrogancë të rrezikshme”, shkroi mes tjerash Çitaku.
Postimi i plotë:
Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria paska pasur qasje në dokumente “sekrete”. Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie.
Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia.
Injorancë pa kufij, e përzier me arrogancë të rrezikshme.