23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

- Advertisement -

Edhe gjatë ditës së sotme në Hagë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë ditës së djeshme në procesin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, dëshminë e dha dëshmitari i 11-të.

Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit