10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

“Edhe pse nuk më pyet askush, do të uluroj në parlament”, Jahja Kokaj hidhërohet në Qeverinë Kurti

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, që me profesion është fizicient ka thënë se nuk do të ndalet duke folur në parlament për qëndrimin e tij lidhur me rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike deri në 1600 MW.

Ai ka thënë se duhet të instalohen gjeneratorët , e bazuar në thëngjill, me filtrime përkatëse, brenda ndërtesave të Kosovës B apo A.

Për këtë qëndrim ai thotë se nuk do të ndalet duke ulëritur në Kuvend edhe pse sipas tij nuk po e pyet askush.

Postimi i plotë:

Miqe te nderuar,

Posa mora informacion qe ne punimin prestigjioz te posa botuar per filmat shtreseholle dhe zatimit te tyre ne energjine fotovoltaike, ( vegeza:

Ne listen e gjate te citimeve ne nr. 46 gjendet edhe emri im,( me vegezen: https://link.springer.com/article/10.1007/s00339-009-5362-4

( keto dy punime munde te shkarkoni ne internet)

Energjia fotovoltaike apo solare pritet qe te zevendsoj energjite e bazuara ne fosilet qe lirojne CO2. Eshte e cuditeshme qe flasin por edhe vendosin per qeshtje te energjise dhe ndotjeve njerezit e pa kompetence shkencore, qe nuk dijne per cfare flasin…

Seria e punimeve te mija origjinale shkencore, ne nivel me pristigjioz nderkombetar, te cilat jane te dukeshme ne internet, revelojne rezultate te reja ne zbatimin e filmave shtreseholle te bazuar ne nanogrimcat e depozituara ne sunstrakte te caktuara.

Shtresat e ne fjale pa dyshim se do ta rrisin eficiencen enrgjetike ne nivel te deshiruar.

Megjithate, konsideroj qe aktualisht dhe urgjentisht, sa te jete e mundur, duhet ti instalojme gjeneratoret , e bazuar ne thengjill, me filtrime perkatese,brenda ndertesave te Kosoves B apo A, qe arrijme prodhimin deri ne 1600 MË, krahas zhvillimit te kapaciteteve fotovoltaike dhe ato te bazuar ne rryma te ajrit. Kete e bazoj pra ne kompetenca te verifikueshme produktive ne lemine enregjetike dhe te ambjentit.

Ndaj edhe pse nuk me pyet askush, do te uluroj ne parlament me kete qendrim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit