Pasimi i Miroslav Lajçakut nga Borut Pahor – ish-President i Sllovenisë – në postim e lehtësuesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas skadimit të mandatit të atij të parit vështirë se do të ndërrojë dinamikën e dialogut, beson ish-Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku.
Në një përgjigje për Albanian Post, Çollaku s’e sheh të mundur ndonjëfarë kapërcimi madhor me Pahorin si fascilitues, duke qenë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidneti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ata mbi të cilët varët (mbarë)vajtja e procesit.
“Pavarësisht se kush do të jetë pasuesi i radhës që do të ndërmjetësoi në emër të BE-së, jam skeptik se do të ketë sukses për aq kohë sa Kurti dhe Vuçiç mbesin në tavolinë të negociatave sepse asnjëri nga ata nuk është i interesuar për marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Çollaku.