Disa prej konkurrentëve të BBVK-së siç duket po e vazhdojnë shoqërinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.
Një gjë e tillë është vërejtur së fundmi edhe nga Atilla Kardesh, ish banori i cili ishte vetëm dy ditë në këtë format, hyrja dhe dalja e të cilit shkaktoi bujë të madhe.
Ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku ishte i shoqëruar me Besfortin dhe Rovenën.
Mirëpo Atilla, nuk është i vetmi i cili po vazhdon të mbajë kontakte me banorët e këtij edicioni. Banorë të tjerë të këtij edicioni e kanë vazhduar shoqërinë edhe pas mbarimit të formatit.
Big Brother VIP Kosova përfundoi më 24 janar, me fitues Drilon Rama, boksieri i cili fitoi zemrat e publikut.
Ai ishte në finale me Vullnetin, Xuxin, Sarën dhe Xhenetën.
Xheneta zuri vendin e dytë në këtë garë, Vullneti të tretin, Xuxi të katërtin derisa Sara të pestin, duke u eliminuar e para në finale.