Bashkëpunimin zyrtarisht e nisën duke nënshkruar këtë marrëveshje.
Albin Kurti e Vjosa Osmani u përcaktuan që do të garojnë bashkarisht në zgjedhje.
Zotimet ndaj njëri-tjetrit duket se i përmbushën para, gjatë e pas zgjedhjeve, duke qëndruar brenda linjës së njëjtë karshi çdo zhvllimi në vend dhe jashtë tij.
Kjo ngjau gjate gjithe mandatit te saj, e veçanerisht kete vit, per te cilin raportoi sot ne Kuvendin e Kosoves.
Si një nga më të zëshmet që ishte gjatë kohës sa ushtronte pozitën e deputetes, Osmani edhe do të heshtte për disa çështje në vend, per te mos i dale kunder te parit te qeverise.
Një nga keto momente, ishte çështja e projekt Kodit Civil, ku mes shumë diskutimeve, mungonte fjala e presidentes së vendit.
As edhe një fjali të vetme, shefja e shtetit nuk e kishte as për sulmet e vazhdueshme të përfaqësuesve të kësaj qeverie ndaj mediave.
Vjosa Osmani në heshtje qëndronte edhe në disa raste kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehnin zhgënjimin me veprimet e ekzekutivit kosovar te udhehequr nga Albin Kurti.
Edhe në ato momente ku fliste, e para e shtetit, kishte perkrahje per veprimet e te parit te Qeverise.
Njësoj veproi për çështjen e targave.
Qëndrim të njejtë me Kurtin, Osmani kishte edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Madje në shumë raste, tek ajo verehej qasje edhe me e ashper sesa edhe e Kurtit në raport me Ramën.
E edhe ne raportimin vjetor ne Kuvendin e Kosoves per punen e saj gjate vitit 2022, fjalimi i saj fund e krye ishte ne linjat e Qeverise se Kosoves dhe kryeministrit Albin Kurti.