1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Edhe një tjetër suspendim: Mashtroi pacientin se nuk punonte EKG-ja, merren masa ndaj mjekut lipjanas

- Advertisement -

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin, pasi që ky i fundit u incizua duke i thënë një të moshuari që kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon.

Sipas njoftimit nga komuna e Lipjanit, Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë.

“Suspendimi është bërë me nën dyshimet për neglizhencë dhe papërgjegjësisë, kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Rasti do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit