Pas Labinot Rexhes, është lajmëruar edhe një tjetër person i cili ka thënë se e ka identifikuar një serb që ka kryer krime lufte.
Esat Shala, i cili edhe njihet si një person që ruan fakte, dokumente që dëshmojnë krimet e ushtrisë serbe në Kosovë, ka thënë se së fundi ka siguruar disa fakte rreth Masakrës së Krushës.
Shala ka thënë se ka arritur ta gjejë njërin nga personat që ka marrë pjesë në Masakrën e Krushës, duke thënë se ia edhe vendbanimin dhe ka foto të tij.
Kjo dëshmi e Esat Shalës nuk është e para, pasi që ai njihet si një person i cili që nga viti 2005, në mënyrë vullnetare merret me mbledhjen e provave vizuale të masakrave dhe krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.