-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Edhe një gjigant evropian futet në garë për De Jongun

- Advertisement -

Frenkie de Jong duket se i ka ditët e numëruara në Barcelonë.

Mesfushori holandez mund të largohet nga “Camp Nou” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Interesimin më konkret për ish-futbollistin tash e sa javë e ka shfaqur Manchester United.

Por, mesfushori kreativ po heziton të përfundojë në “Old Traffod” pasi që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, në garë për De Jongun së fundmi ishte futur edhe Chelsea, e cila po i rivalizonte “Djajtë e Kuq”.

E mediumoi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se tash interesim për lojtarin ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Gjiganti bavarez është i gatshëm ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerjeje të kartonit të tij pas një viti.

Edhe pse De Jong më me dëshirë do të preferonte të qëndrojë në Barcelonë, interes i “Blaugrana” është që ta shesin atë.

Përfaqësuesi holandez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” që prej transferimit të tij nga Ajaxi dhe duket se trajneri Xavi Hernandez ka plane të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit