Programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.