Gjykatës Supreme i ka mbetur vetëm edhe një ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.
Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të shpallura para dhjetë ditësh.
“Aktualisht, procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka deklaruar për IndeksOnlinen zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Rikujtojmë se zgjedhjet nacionale u mbajtën, më 9 shkurt 2025, ndërsa ende nuk ka një rezultat të certifikuar përfundimtar