Njohësi i futbollit turk, Onder Ozen, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës, duke e cilësuar si një ekip tepër luftarak dhe të paparashikueshëm.
Sipas Özen, edhe në situata kur rezultati mund të duket i sigurt, si për shembull një epërsi prej 2-0, Kosova mbetet një skuadër që nuk dorëzohet lehtë dhe mund të rikthehet në lojë në çdo moment, shkruan Indeksonline
“Është një ekip shumë kokëfortë. Edhe nëse i lejon të futen në lojë në 2-0, nuk mund të thuash se i ke frenat në dorë,” u shpreh ai.
Kujtojmë që ndeshja ndaj Turqisë zhvillohet sonte nga ora 20:45






