Pas Prishtinës, në Shkup ka nisur protesta me moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Kjo protestë vjen pas ngjarjes që ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë, ku një 11 vjeçare u përdhunua nga pesë persona.
Në protestën e organizuar në Shkup morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.
“Edukoje hasretin”, “Në park shkoj me lujtë, jo me u dhunu!”, “Vajza nuk është pronë e askujt”, “Unë jam femër, ti pa lejen time s’guxon me m’prekë”, “Asnjë femër nuk e lyp”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/08/0op.jpg)
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/08/156-1.jpg)