Pas deputetit Dimal Basha edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka përformacën e Telekomit të Kosovës.
Ai ka përmendur veprimet që ka marrë menaxhmenti i ri, të cilat kanë ndikuar që Telekomi të ketë përformancë më të mirë.
Muja ka shkruar se këto informata bëjnë pjesë në “rubrika lajmet që nuk jepen”.
Edhe deputeti Dimal Basha të enjtën ka shkruar në formë të ngjashme si deputet Muja.
Shkrimi i tij:
Nga rubrika “Lajmet që nuk jepen”
Menaxhmenti i ri po e ringjall dhe transformon Telekomin.
Nga humbjet prej 27 milionë euro në 2019, tremujori i parë i 2023 është mbyllur me fitim prej gati 1 milion euro;
Shpenzimet janë ulur nga 82 milionë euro për vitin 2018 në 47 milionë euro për vitin 2022. Pra 35 milionë më pak. Trendi po vazhdon të ulet;
Po zëvendëson qiratë e shtrenjta;
Fiton kontestin 10 milion euro në arbitrazh, si dhe ka dërguar dhjetra lëndë në Polici e Prokurori.
Po i paguan me rregull pagat dhe obligimet tatimore e pensionale;
Për herë të parë pas vitit 2015 po investon në teknologji që do të përmirësojnë dukshëm shërbimet mobile dhe fikse. Këto investime po bëhen me huanë 13.5 milionëshe të marrë nga Qeveria.