14.6 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Edhe Molliqaj ia kujton Kurtit fjalët që s’i mbajti për rrymën: Kur ndërron bindjet, ndërron edhe premtimet

- Advertisement -

Edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti deklaratat kur premtonte ulje të çmimit të rrymës.

Molliqaj në një postim në Facebook ka rikujtuar premtimet e Kurtit kur thoshte se nuk do t’ua paguaj rrymën serbëve të veriut, teksa tash po e bën këtë.

“Premtonte rishikim të procesit të privatizimit të distribucionit të KEK-ut, tash me taksat tona po ia paguan 120 milion euro humbje KEDS-it”, ka shkruajtur ai.

Molliqaj ka thënë se Molliqaj ka ndërruar bindjet, e ka ndërruar edhe premtimet.

Postimi i plotë:

Premtonte ulje të çmimeve të rrymës, tash i rritë ato.

Premtonte që nuk do t’ua paguaj rrymën serbëve të veriut, tash po ua paguan.

Premtonte rishikim të procesit të privatizimit të distribucionit të KEK-ut, tash me taksat tona po ia paguan 120 milion euro humbje KEDS-it.

Premtonte ndjekje penale për privatizuesit e distribucionit, por e bëri Mimoza Kusarin shefe të grupit parlamentar të partisë.

Kur premtonte ulje të çmimeve atëbotë, njëmend ka besuar se çmimet janë të larta. Sikurse tash kur i rritë çmimet që beson që ato janë të ulëta.

Nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Kur i ndërron bindjet, normalisht se i ndërron edhe premtimet.

Video: KETU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit